Lajmet e fundit

Policia holandeze ka arrestuar tre persona pas një shpërthimi që vrau gjashtë persona dhe plagosi katër të tjerë në një ndërtesë apartamentesh në Hagë, tha policia të martën.
Një hetim penal ka nisur për shkakun e shpërthimit të së shtunës, i cili shkaktoi shembjen e një pallati dhe shkatërroi disa ndërtesa fqinje në zonën e banimit në një periferi të Hagës, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Policia tha se tre personat e arrestuar vonë të hënën ndoshta ishin të lidhur me shpërthimin, por nuk dha detaje të mëtejshme.