Policia sot gjatë patrullimit në Malet e Sharrit, në rrugën për në Luboten, ka hasur një automjet tip xhip me rimorkio të ngarkuar me dru të prerë ilegalisht.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se pavarësisht sinjaleve të policisë për ndalim, personat e dyshuar kanë vazhduar lëvizjen.
Më pas, në një rrugë malore, policia thotë se të dyshuarit kanë shkarkuar disa dru për të penguar policinë, i kanë vënë zjarrin automjetit dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë, komandanti i stacionit policor, një njësi e NJRSH dhe janë njoftuar edhe zyrtarët e Parkut Kombëtar ‘Sharri’”, thuhet në njoftim.
Policia shton se janë ndërmarrë veprime hetimore dhe është në proces identifikimi i të dyshuarve. /Klankosova.tv

●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.