Policia ka gjetur tek një person në Malishevë pushkë gjuetie, armë automatike, uniformë ushtarake dhe maskë.
Në njoftim bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.
"Policia ka zbatuar një urdhëresë të gjykatës për kontrollimin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit K/Shqiptar ku janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie me 10 fishekë, një armë automatike e modifikuar me 17 fishekë, uniformë ushtarake, maskë etj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet tutje në njoftim.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.