Policia në Merdarë ka gjetur dhe sekuestruar 2.43 gramë substanca që dyshohet të jenë narkotike.
Në njoftim thuhet se i dyshuari ka qenë pasagjer në një autobus të linjës së rregullt.
“Njësiti policor gjatë kontrollit, në Pikën e Kalimit Kufitar- hyrje, tek i dyshuari mashkull kosovar, ka gjetur dhe sekuestruar 2.43 gramë substanca që dyshohet të jenë narkotike”.
“I dyshuari ka qenë pasagjer në autobus-linjë e rregullt. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Klankosova.tv
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.