Policia e Shqipërisë po e heton një mësues, pasi i njëjti dyshohet se ka kërcënuar një nxënës të shkollës së mesme në Poliçan.
Ndërkaq, mësuesi i moshës 35-vjeçare pretendonte se i mituri e kishte fyer përmes rrjeteve sociale.
“Ditën e djeshme ka bërë kallëzim shtetasi D. L., 18 vjeç, (nxënës), i cili pretendon se është kanosur nga shtetasi E. Sh, (Ervis Shpata) për arsye se ky i fundit dyshon se nxënësi e ka ofenduar në rrjetet sociale”, thuhet në njoftimin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.