Policia po heton një "vrasje të dukshme" pasi dy persona u gjetën të vdekur në shtëpinë e regjisorit dhe aktorit Rob Reiner në Los Anxhelos.
Zjarrfikësit u thirrën në një shtëpi në lagjen Brentwood të Los Angeles të dielën pasdite, ku gjetën një burrë 78-vjeçar dhe një grua 68-vjeçare, tha Departamenti i Zjarrfikësve të Los Anxhelos. Të dy u shpallën të vdekur në shtëpi.
Zyrtarët nuk i identifikuan menjëherë ata ose rrethanat e vdekjes së tyre. Rob Reiner është 78 vjeç dhe gruaja e tij, Michele, është 68 vjeçe, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Reiner është një regjisor i famshëm hollivudian, filmat e të cilit përfshijnë klasike si "The Princess Bride", "When Harry Met Sally" dhe "This is Spinal Tap".
Reiner, i cili ishte një yll televiziv në vitet 1970 duke luajtur rolin e Meathead në komedinë inovative “All in The Family”, ishte i martuar me aktoren Penny Marshall nga viti 1971 deri në vitin 1981. Ai është babai adoptues i vajzës së Marshall, aktores Tracy Reiner.
Më vonë ai u martua me Michele Reiner, një aktore dhe fotografe, në vitin 1989. Çifti ka tre fëmijë së bashku, Jake, Nick dhe Romy.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.