Lajmet e fundit

''Trajnimi, i përbërë nga 27 pjesëmarrës nga Policia e Kosovës, Prokuroria dhe Inspektorati Policor i Kosovës, u fokusua në ofrimin e aftësive të avancuara dhe praktikave më të mira në hetimin dhe luftimin e krimeve të jakave të bardha, përfshirë ato që lidhen me monedhën virtuale. Certifikatat e përfundimit te trajnimit iu dorëzuan pjesëmarrësve në një ceremoni diplomimi ku morën pjesë zyrtarë të rangut të lartë nga agjencitë e përfaqësuara dhe Atasheja e /ICITAP nga DD të Shteteve të Bashkuara, Kimberly Riffe dhe anëtarë të stafit të ICITAP. Partneriteti i vazhdueshëm i ngushtë i Policisë së Kosovës dhe DD-ICITAP nënvizon përkushtimin e përbashkët për forcimin e aftësive të zbatimit të ligjit dhe avancimin e njohurive dhe ekspertizës për PK-në për të luftuar krimet komplekse financiare'', thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.