Lajmet e fundit

Policia e ka ndaluar një person me inicialet M.J.
Rasti ka ndodhur në Sharpelj-Jarinje, në brezin kufitar Kosovë-Serbi.
Në bagazhin e veturës “Golf Karavan” me targa serbe është gjetur një mitraloz.
39-vjeçari dyshohet se udhëtonte në drejtim të Serbisë përmes rrugëve ilegale.
“Policia e Kosovës ka ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore, arma është konfiskuar dhe pas konsultimit me prokurorin ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda në procedurë të rregullt për ”Kalim të pa autorizuar të vijës kufitare” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftim përcjell Klankosova.tv/Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO.
[caption id="attachment_2064342" align="alignnone" width="960"]
Policia ia gjen serbit mitralozin e ndryshkur në veturë, Jarinjë, kufiri Kosovë-Serbi[/caption]