Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, sot ka realizuar ekstradimin e një shtetasi të Maqedonisë së Veriut, me inicialet B.L., nga Kosova për atje, pasi kërkohej për vrasje.
Ekstradimi është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe mbi bazën e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërinstitucional ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
"Personi në fjalë ishte arrestuar nga autoritetet e Republikës së Kosovës, pasi që kërkohej nga Interpol me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet kompetente të Maqedonisë së Veriut, për veprën penale “Vrasje”, si dhe dyshohej se i ishte shmangur drejtësisë." /Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.