Policia e Gjilanit Gjatë gjatë një jave ka shqiptuar 1262 gjoba, ndërsa ka hetuar 28 aksidente trafiku, 13 me të lënduar dhe 15 me dëme materiale.
Po ashtu, janë shqiptuar masa ndalimi drejtimi për 24 ngasës të mjeteve motorike, transmeton Klankosova.tv.
Për të parandaluar aksidentet, Policia apelon që ngasësit të respektojnë rregullat e trafikut, të ulin shpejtësinë, të mos përdorin telefonin gjatë ngasjes./Klankosova.tv.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.