Lajmet e fundit

“Për këtë kundërvajtje janë shqiptuar gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.Në një rast tjetër, një shofer 23-vjeçar me inicialet D.Ç. është përballur me masën e heqjes së patentë-shoferit për 12 muaj, pasi kishte grumbulluar 10 pikë negative brenda periudhës gusht 2025 – qershor 2026, si pasojë e shkeljeve të përsëritura në trafik. Ndërkohë, në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj, policia ka ndaluar një tjetër shofer 23-vjeçar me inicialet A.H., i cili kishte kryer tejkalim në vijë të plotë dhe në vendkalim për këmbësorë, duke rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë e tyre.
“Ndaj tij janë shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 3 muaj”, bëhet e ditur në njoftimin e autoriteteve.Ky rast është raportuar nga qytetarët përmes platformës digjitale “Lajmëro Policinë”, një mekanizëm që po përdoret gjithnjë e më shumë për denoncimin e shkeljeve në trafik. Policia e Kosovës ka theksuar se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe respektimin e rregullave të komunikacionit. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo shkelje apo rrezik në trafik në numrat 192, 0290/326-250, 0290/322-406, si dhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, duke garantuar se të gjitha informacionet trajtohen me konfidencialitet të plotë.