Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka thënë se trupi i pajetë i N.G. që është gjetur sot brenda objektit të Shoqatës së “Shurdhmemecëve” në rrugën “Avni Shabani” në Mitrovicë, cilësohet si vrasje.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se bazuar në hetimet fillestare në vendin e ngjarjes si dhe ekzaminimet e kryera, me urdhër të prokurorit, hetimet për rastin kanë nisur në drejtim të veprës penale vrasje, transmeton Klankosova.tv.
Burimet e Klan Kosovës kanë bërë të ditur se në trupin e pajetë të viktimës janë gjetur shenja të dhunës, nga goditjet, që dyshohet të jenë marr nga një mjet i mprehtë.
https://klankosova.tv/detaje-nga-vdekja-e-te-moshuarit-ne-mitrovice-video/