Lajmet e fundit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kopernicë të Kamenicës, ku si pasojë një grua e moshuar e ka humbur jetën.
Për rastin më herët ka raportuar edhe Klankosova.tv.
E lidhur me këtë është deklaruar edhe policia.
Sipas një njoftimi nga organet e rendit 83-vjeçarja dyshohet se ra aksidentalisht nga ballkoni i shtëpisë i cili ishte pa mbrojtëse.
"Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti "Vdekje aksidentale’’ dhe trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për përfundim të ceremonive mortore", njofton policia përcjell Klankosova.tv
https://klankosova.tv/kamenice-83-vjecarja-vdes-pasi-u-rrezua-nga-kati-i-dyte-i-shtepise/