Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Qerim të Gjakovës.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i Policisë Sheremet Elezaj.
Ai bëri të ditur se në këtë aksident ishin të përfshirë një veturë dhe një autobus.
"Në fshatin Qerim në Gjakovë, rreth orës 07:55, një autobus dhe një veturë janë përfshirë në një aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, një person ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor", deklaroi ai për Klankosova.tv.
Në këtë rast u deshtë edhe intervenimi i zjarrfikësve për ta nxjerrë të lënduarin nga vetura.
https://klankosova.tv/aksident-ne-qerim-te-gjakoves-zjarrfikesit-nxjerrin-te-lenduarin-nga-vetura-video/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.