Policia braziliane tha se pengoi një sulm me bombë të planifikuar për koncertin e Lady Gaga-s në plazhin Copacabana në Rio de Janeiro të shtunën.
Policia Civile e shtetit të Rio de Janeiro-s, në koordinim me Ministrinë e Drejtësisë, tha se të dyshuarit kishin rekrutuar pjesëmarrës për të kryer sulme duke përdorur eksplozivë të improvizuar dhe plani kishte për qëllim të fitonte famë në mediat sociale.
Personi përgjegjës për planin dhe një adoleshent u arrestuan, tha policia në X.
Një turmë prej më shumë se dy milionë njerëzish u mblodhën për koncertin, pjesëmarrja në të cilin ishte falas.
Policia tha se grupi që planifikoi sulmin kishte përhapur gjuhë urrejtjeje, kryesisht kundër fëmijëve, adoleshentëve dhe komunitetit LGBTQ+.
I dyshuari si organizator u arrestua për posedim të paligjshëm të një arme zjarri në shtetin jugor të Rio Grande do Sul, ndërsa adoleshenti u ndalua për ruajtjen e pornografisë së fëmijëve në Rio.
Ata që ishin përgjegjës po promovonin gjithashtu radikalizimin e adoleshentëve, duke përfshirë vetëlëndimin dhe përmbajtjen e dhunshme "si një formë përkatësie dhe sfide midis të rinjve".
Ministria e Drejtësisë tha se të dyshuarit e kishin identifikuar veten si fansa të Lady Gaga, të njohur gjerësisht si "Përbindëshat e Vogël".
Policia lëshoi urdhër-bastisje në të gjitha shtetet e Rio de Janeiro, Mato Grosso, Rio Grande do Sul dhe Sao Paulo, dhe u sekuestruan pajisje elektronike dhe materiale të tjera.
"Operacioni Përbindëshi i Rremë" u nis pas një informacioni nga inteligjenca e policisë së shtetit të Rio-s, e cila zbuloi grupe online që inkurajonin dhunën midis adoleshentëve duke përdorur gjuhë të koduar dhe simbolikë ekstremiste.
Koncerti u financua nga qyteti në një përpjekje për të rigjallëruar ekonominë e Rios, me pritjet se mund të sillte 100 milionë dollarë.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.