Një
19-vjeçar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e së dielës në Vushtrri.
Policia ka arritur të arrestojë të dyshuarin për këtë vrasje.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Është arrestuar i dyshuari, është konfiskuar pistoleta me të cilën dyshohet se ka kryer veprën. Është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, ku është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë me pesë fishekë”, deklaroi Zahiti.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.