Një person është arrestuar pasi dyshohet se i ka ndihmuar një personit të arratiset pas seancës gjyqësore.
Ai është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është ende në arrati.
“DHËNIA E NDIHMËS KRYERËSVE PAS KRYERJES SË VEPRËS PENALE- Prishtinë / 15.02.2025 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i kishte ndihmuar personit tjetër (të dyshuarit mashkull kosovar) që të arratiset pas seancës gjyqësore, i cili tani gjendet në arrati. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin 24 orësh të policisë transmeton Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.