Rezidenca masive e Drake është kontrolluar nga policia të martën pasi një grua u gjet afër pronës së tij në Toronto.
Policia tha për TMZ se ata iu përgjigjen një thirrjeje pasdite dhe kapën një grua para se ajo të hynte në shtëpinë e Drake.
Nuk raportohet për të lënduar dhe policia po heton pasi kontrolloi shtëpinë.
Një burim i afërt me Drake ka thënë për TMZ se reperi ishte në shtëpi në atë kohë, por gruaja nuk arriti të hynte brenda.
Kishte raportime se gruaja e dyshuar ishte e armatosur me një thikë dhe kishte goditur rojet e tij të sigurisë mirëpo policia tha se kjo nuk është e vërtetë, transmeton Klan Kosova.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.