Dy burra janë arrestuar në kryeqytet për posedim të substancave narkotike.
Policia, gjatë kontrollimit në banesat e të dyshuarve, gjetën dhe sekuestruan 106.7 gram kërpudha narkotike, 186 copë ekstazi, 17 gram narkotikë MDMA, 22.1 gram kokainë, 109.2 gram Ketamin, 0.7 gram marihuanë, 440 euro dhe dy peshore elektrike, transmeton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të banesave të tyre janë gjetur dhe sekuestruar 106.7 gram kërpudha narkotike, 186 copë ekstazi, 17 gram narkotikë MDMA, 22.1 gram kokainë, 109.2 gram Ketamin, 0.7 gram marihuanë, 440 € dhe dy peshore elektrike”, njofton policia.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.