Policia e ka cilësuar një punëtor dyqani si hero pasi ai u përball me një burrë "të rrezikshëm" me armë, i cili kishte synim ta kryente një grabitje.
Marlon Stewart kishte kërcënuar gjashtë persona dhe kishte vjedhur një makinë kur Niall Stranix, 61 vjeç, e përball me të ndërsa ai kërkonte para në një dyqan One Stop në Leeds, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Stewart, 37 vjeçar, u dënua me 10 vjet e katër muaj burgim.
Pas dënimit në Gjykatën e Leeds Crown të hënën, Ryan Malyk i Policisë së West Yorkshire tha se zoti Stranix kishte treguar "trimëri të jashtëzakonshme".
Stewart u akuzua për katër grabitje, një për grabitje në tentativë, pesë akuza për posedim të një arme zjarri gjatë kryerjes së një grabitjeje, sulm që shkaktoi dëmtime trupore, drejtimin e automjetit pa sigurim.
Malyk tha: "Ne duhet ta çmojmë guximin e jashtëzakonshëm që tregoi Niall Stranix në marrjen e vendimit për ta luftuar atë ndërsa kërcënonte kolegen e tij femër.
“Ishin veprimet e tij që çuan drejtpërdrejt në kapjen e fytyrës së Stewart në CCTV dhe identifikimin e tij si i dyshuari”.
https://www.youtube.com/watch?v=ejY6aSCvDaU
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.