Policia në Shkodër ka gjetur dhe asgjësuar edhe 1447 bimë narkotike, që dyshohen të jenë të llojit kanabis sativa.
Sipas njoftimit të Policisë, janë proceduar katër kryetarë fshatrash të Qarkut të Shkodrës, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, transmeton Klankosova.tv.
Policia bëri të ditur po ashtu se po vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.