Lajmet e fundit
Amerikani Nick Struck është i njohur tashmë në mbarë botën.

Historia e tij është më e lexuara në media.
Polici hero, mori në krah një vajzë të vogël 2 vjeç dhe u mundua ta qetësojë, pasi ajo ishte pjesë e një aksidenti.
Babai i vajzës vdiq, ndërsa në makinë ishin gjashtë persona.
Fuoristrada doli nga rruga dhe policia tha se asnjëri nuk kishte rripin e sigurimit.
Nick Struck, fotoja e të cilit u bë hit në internet, thotë se i ka kënduar vajzës këngën “Twinkle, Twinkle Little Star”, për ta hutuar.
Struck, që ka vetë një vajzë dy vjeç, u kujdes për vajzën, ndërsa ekipet e emergjëncës trajtonin të plagosurit.
Në makinë ishte babai, nëna dhe katër fëmijë.
Babai humbi jetën dhe nëna e fëmijët mbijetuan pa dëmtime të rënda.