Lajmet e fundit

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës në mbrëmjen e të mërkurës janë njoftuar nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku, në të cilën ishte përfshirë edhe një polic jashtë detyrës zyrtare.
Në aksidentin mes dy automjeteve, palët e përfshira nuk kanë gjetur mirëkuptim dhe kanë njoftuar policinë, por ndërkohë që ka arritur patrulla e policisë, palët kanë kaluar në eskalim të situatës me sulm fizik, njofton IPK, përcjell Klankosova.tv.
"Pas këtyre veprimeve hetimore me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Sulm” nga IPK janë arrestuar dy të dyshuar (përfshirë edhe zyrtarin policor) ndaj të cilëve prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë", thuhet në njoftimin e IPK-së.