Lajmet e fundit

“Policia ka shkuar për ta bastisur shtëpinë e tij që gjendet në qytet, por nuk e kanë gjetur aty. Pastaj kanë shkuar në fshatin Greme, ku personi është fshehur te dajtë e vet, nëna e tij tashmë ishte atje. Në momentin kur kanë shkuar, personi [i mituri] ka dalë po me mjete të forta, dhe ka kërcënuar zyrtarët policorë, dhe për një moment ka filluar t’i gjuajë me gur, dhe momentin kur policia ka filluar të afrohej, ai e ka lyer veten me benzinë, duke kërcënuar se do t’i vë vetes flakën. Policia, gjatë tentativës për ta arrestuar, nëna e tij ka ndërhyrë ku dhe e ka tërhequr zvarrë një polic, dhe prandaj është arrestuar”, tha Mehmeti në Klan Kosova.