Lista përfundimtare për Premier League Hall of Fame 2025 është shpallur dhe përfshin emra si Michael Owen, Sol Campbell dhe Eden Hazard.
Në total, 15 emra janë përzgjedhur këtë vit dhe tani do të dërgohen për votim publik.
Rezultatet e sondazhit të tifozëve do t’i prezantohen 24 anëtarëve ekzistues, të cilët më pas do të hedhin votat e tyre për të vendosur se kush do të inkorporohet.
Ja lista e plotë e 15 futbollistëve të nominuar për Premier League Hall of Fame 2025
1. Sol Campbell – Arsenal
2. Michael Carrick – Manchester United
3. Jermain Defoe – Tottenham Hotspur
4. Patrice Evra – Manchester United
5. Cesc Fàbregas – Chelsea
6. Les Ferdinand – Queens Park Rangers, Newcastle United, Tottenham Hotspur
7. Robbie Fowler – Liverpool
8. Eden Hazard – Chelsea
9. Gary Neville – Manchester United
10. Michael Owen – Liverpool, Manchester United
11. Teddy Sheringham – Tottenham Hotspur, Manchester United
12. Edwin van der Sar – Fulham, Manchester United
13. Yaya Touré – Manchester City
14. David Silva – Manchester City
15. Nemanja Vidić – Manchester United
Nga lista e 15 futbollistëve të nominuar për Premier League Hall of Fame 2025, do të përzgjidhen dy për t'u inkorporuar në sallën e famës. Votimi publik ishte hapur dhe mbyllet sot, më 15 shtator 2025. Rezultatet e votimit do t'u paraqiten 24 anëtarëve ekzistues të sallës së famës, të cilët do të hedhin votat e tyre për të vendosur dy fituesit finalë. Shpallja e fituesve do të bëhet më 4 nëntor 2025.
Në listën e nominuarëve për Hall of Fame, pranë emrit të secilit futbollist janë përmendur të gjitha klubet ku ai ka luajtur gjatë karrierës së tij në Premier League. Kjo bëhet për të reflektuar kontributin e tij të gjithanshëm në ligë dhe për të njohur ndikimin e tij në periudha të ndryshme të karrierës. Për shembull, Michael Owen është përmendur si lojtar i Liverpool, Manchester United, dhe Newcastle United, duke reflektuar ndikimin e tij në këto klube gjatë periudhave të ndryshme. Po ashtu, Les Ferdinand është përmendur si lojtar i Queens Park Rangers, Newcastle United, dhe Tottenham Hotspur, duke theksuar kontributin e tij në këto klube. Ky qasje e bën listën më gjithëpërfshirëse dhe të drejtë, duke njohur karrierën e plotë të secilit futbollist.
Mediat britanike kanë theksuar disa aspekte të rëndësishme nga lista e nominuarëve për Hall of Fame 2025:
Dominimi i Manchester United: Gjashte ish-lojtarë të Manchester United janë të nominuar, duke theksuar periudhën e dominimit të klubit në Premier League. Këta lojtarë janë: Gary Neville, Michael Carrick, Teddy Sheringham, Patrice Evra, Edwin van der Sar, dhe Nemanja Vidić.
Përjashtimi i Ryan Giggs, i cili ka fituar 13 tituj të Premier League, nuk është përfshirë në këtë listë, gjë që ka ngjallur diskutime dhe spekulime në media. Disa burime kanë raportuar se ai nuk është kontaktuar fare për këtë nominim.
Përfshirja e Eden Hazard dhe David Silva ka tërhequr vëmendjen po ashtu për shkak të ndikimit të tyre të madh në klubet përkatëse, Chelsea dhe Manchester City.
Hazard është përmendur për rolin e tij kyç në periudhën e suksesit të Chelsea, ndërsa Silva për ndikimin e tij në periudhën e dominimit të Manchester City.
Për t'u nominuar për Premier League Hall of Fame 2025, futbollistët duhet të plotësojnë disa kritere specifike:
Të jenë të pensionuar: Futbollistët duhet të jenë të pensionuar (jo aktiv) para 1 janarit 2025.
Të kenë luajtur në Premier League: Vetëm arritjet në Premier League janë marrë parasysh; performancat në kompeticione të tjera nuk janë marrë në konsideratë.
Numri i ndeshjeve: Futbollistët duhet të kenë bërë 250 ose më shumë paraqitje në Premier League, ose të kenë arritur të paktën një nga këto kritere:
⦁ Të kenë luajtur më shumë se 200 ndeshje për një klub të vetëm.
⦁ Të jenë përfshirë në ndonjë ‘Team of the Decade’ (Skuadra e dekadës) të zyrtarizuar.
Arritje individuale: Futbollistët që kanë fituar çmime si ‘Premier League Player of the Season’ (futbollisti më i mirë i sezonit), ‘Golden Boot’ (këpuca e artë), ‘Playmaker of the Season’, ose ‘Golden Glove’ (portieri më i mirë), janë konsideruar me prioritet.
Kontributi në histori: Përzgjedhja ka marrë parasysh gjithashtu ndikimin e futbollistëve në historinë e Premier League, duke vlerësuar arritjet e tyre dhe ndikimin në zhvillimin e ligës.
Dallohet qartë se Ryan Giggs është shumë mbi të gjithë të tjerët me 13 tituj, ndjekur nga Gary Neville me 8, dhe më pas lojtarë si Patrice Evra dhe Nemanja Vidić me 5 secili.
Në këtë perspektivë, përjashtimi i Giggs nga lista e nominuarëve ka tërhequr mjaft vëmendjen e mediave britanike.
Mediat britanike në rastin e Giggs përmendin si arsye polemikat e tij jashtë fushës.
Dy vite më parë ai u shpall i pafajshëm nga akuzat se kishte sulmuar ish-të dashurën dhe motrën e saj, pasi akuzat u tërhoqën nga Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës.
Mirëpo pastaj tërheqin paralele me disa futbollistë tjerë, rastet e të cilëve ndoshta janë në të rënda.
Eric Cantona ishte një nga të parët e nominuar për t’u futur.
Ai bëri vetëm 156 paraqitje në Premier League dhe në njëfarë mënyre e njollosi trashëgiminë e tij në Angli duke goditur me këmbë një tifoz në fytyrë gjatë një ndeshjeje. Cantona u dënua me dy javë burg, vendim që u rrëzua në apel – dhe në fund kreu 120 orë shërbim komunitar.
Ai gjithashtu u pezullua për tetë muaj dhe u gjobit me 20.000 £ nga FA-ja.
John Terry po ashtu, të cilit nuk i mungonin disa probleme në karrierën e tij, megjithatë edhe ai e ka arritur këtë. Ai u pezullua për katër ndeshje dhe u gjobit me 220.000 £ nga FA-ja për abuzim racist ndaj mbrojtësit të QPR, Anton Ferdinand, edhe pse ai u shpall i pafajshëm në gjyq.