Është një nga momentet më të famshme në historinë e Hollywood.
Në filmin "The Seven Year Itch", Marilyn Monroe qëndron mbi hyrjen e metrosë për t'u freskuar në vapën e mbrëmjes së verës derisa flladi i fryn poshtë fustanit të saj.
Një statujë tetë metërshe që përshkruan atë moment, e krijuar nga Seward Johnson në vitin 2011, ka pasur një pritje më shqetësim, raporton The Economist, përcjell Klankosova.tv
Kur "Forever Marilyn" u instalua në Çikago atë vit, kritikët e quajtën atë "bllokim i tmerrshëm".
Polemikat e kanë ndjekur atë në vende të ndryshme, për shkak se instilacioni ndodhet në Chicago, Palm Springs të Kalifornisë dhe në, Connecticut të SHBA-së.
Vendasit në Connecticut të SHBA-së, u ankuan në 2018 që të pasmet e aktores ishin përballë një kishe.
Ndërsa banorët në Palm Springs kanë ngritur një proces gjyqësor për të parandaluar që skulptura e madhe të pozicionohet jashtë Muzeut të Artit të qytetit.
Kundërshtimet e tyre janë estetike, si dhe morale.
Një peticion në internet, i cili ka tërhequr më shumë se 40 mijë nënshkrues, argumenton se statuja është "hiper-seksualizuar" dhe "mizogjiniste”.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.