Lajmet e fundit

Megjithatë, në një mënyrë ‘’Pokemon Go’’ nga ekspertë të shëndetit, po konsiderohet si diçka pozitive në shëndetin mendor për të ndihmuar në luftën e krizës globale të trashjes.
Bazuar në statistikat e shkarkimeve të këtij aplikacioni, ‘’Pokemon Go’’ është gati ta mposht rrjetin social Tëitter.
Por krahas gjërave pozitive, kjo lojë sjell shqetësime se njerëzit po humbasin perspektivën e tyre.
Shembull konkret del të jetë një djalë, i cili ishte në pritje të bëhej prind. Ai shkoi në sallën operative të lindjes në mbështetje të gruas së tij pasi ata prisnin të gëzonin fëmijën e tyre të tretë, përcjellë Klan Kosova.
Papritur derisa gruaja po kryente procesin e lindjes, Jonathan Theriot pa se afër shtratit të bashkëshortes së tij, kishte një figur të cilën ai duhet ta kapte patjetër!
Kur ai e kapi atë, i bëri edhe një fotografi e cila i duhej për t’iu dëshmuar të tjerëve se në cilin vend e kapi një figurë virtuale, madje pamja e tillë u vërshua nga klikimet në rrjetet sociale, përcjellë Klan Kosova.
Pasi gruaja lindi një vajzë, derisa papritur babai i lumtur Jonathan, publikoi edhe një tjetër fotografi ku e mbante foshnjën në duar.