Lajmet e fundit

Paul Pogba edhe mund të jetë duke u orvatur për të nënshkruar kontratën e re me Juventusin, kur për të interesim kanë shprehur Real Madrid dhe Manchester United.
Kështu ka thënë agjenti i tij Mino Raiola, që ka treguar interesimin e këtyre dy top klubeve për të marrë shërbimet e francezit.
“Ka shumë që fliten rreth së ardhmes së Paul, ndoshta edhe nuk do të largohet.”
“Ai nuk është për ngut që të largohet, dhe Juve do që ta mbajë edhe më tej. Ata e duan renovimin me të.”
“Edhe Paul nuk duket shumë i interesuar të ikë. Jemi shumë të lumtur te Zonja e Vjetër, pavarësisht se ka klube që po interesohen për të”, ka thënë Raiola, transmeton Klan Kosova.