Lajmet e fundit
Francezi 22 vjeçar është plot vetëbesim para sezoni të ri, duke qenë i bindur se Juventus mund të mbrojë Scudetton.

Paul Pogba është i bindur se ai mund të zëvendësojë Arturo Vidalin dhe të jetë mesfushori me më shumë gola tek Juventus këtë sezon.
Kiliani u largua nga Serie A në drejtim të kampionit të Bundesliga, Bayern Munchen, por Pogba ka siguruar se fansat e klubit nuk ka për çfarë të brengosen.
Vidal pati shënuar 35 gola në katër sezone në Serie A, tetë në të gjitha garat sezonin e shkuar, ndërsa Pogba ka shënuar 20 herë në tre vitet e fundit.
“Jam i lumtur që mund të luaj kudo ku më kërkon trajneri. Më pëlqen të luaj si mesfushor ofansiv pas sulmuesve. Të shohim çka do të ndodhë”.
“Unë mendoj se mund të jem në nivel të detyrës”.
“Dy mesfushorë janë larguar por unë kam mësuar shumë prej tyre. Më mbetet që të tregoj se jam pjekur”.
Veç Vidalit, Juventus mbeti edhe pa Andrea Pirlon që u largua në drejtim të MLS.