Lajmet e fundit
Mesfushori i Juventusit ka kundërshtuar spekulimet për formën e dobët të tij duke thënë se dot shënonte nëse bashkëlojtari i tij spanjoll do t’ia pasonte topin.

Paul Pogba e ka pranuar që ishte i zemëruar me bashkëlojtarin e tij Alvaro Morata i cili nuk ia pasoi një top në një moment të rëndësishëm në përballjen e së mërkurës mbrëma ndaj Borussia Monchengladbachut.
Pogba ishte afër realizimit nga një gjuajtje e lirë që u mbrojt bukur nga Yann Sommer dhe do të ishte në rast të mirë shënimi nëse spanjolli do t’ia pasonte topin.
Mesfushori francez, që ka qenë i lidhur me një kalim te Barcelona dhe Chelsea, ka thënë se së shpejti do të jetë ai i vjetri.
“Nuk po më vie e rëndë barra. Është thjeshtë numër sepse po të ishte ndryshe këtë do ta thonin qyshkur”.
“Unë gjithmonë dua që të luaj sa më mirë dhe të zbatoj urdhrat e trajnerit. Nuk jam i interesuar në asgjë tjetër”.
“Jam i sigurt që do të shënoj së shpejti dhe kështu do ta ndihmoj skuadrën”.