Lajmet e fundit

Paul Pogba nga sezoni i ri mund të luajë në Barcelonë.
Francezi raportohet se ka takuar drejtorin teknik të klubit katalanas, Eric Abidal me të cilin ka diskutuar lëvizjen potenciale të tij, shkruan Tuttosport, përcjell Klan Kosova.
Pogba thuhet se ka vendosur që të largohet nga Manchester United dhe përpos Juventusit shërbimet e tij dëshiron që t’i sigurojë edhe Barca.
Ai thuhet se pavarësisht se ka kontratë afatgjatë me Djajtë e Kuq, ka marrë këtë vendim pas që marrëdhënia e tij me trajnerin Jose Mourinho ka bërë që ta shqyrtojë të ardhmen.