Lajmet e fundit
Ylli francez mund të kthehet në shtëpinë e vjetër, nga e cila u largua dy vjet më parë për të kaluar tek Djajtë e Kuq

Paul Pogba është i interesuar të kthehet tek Juventus, pasi është i frustruar me jetën tek Manchester United.
Francezi u largua nga Juventus për të kaluar tek United dy vjet më parë, por tani është i gatshëm të kthehet tek skuadra kampione e Serie A.
Pogba së fundmi është tallur me bashkëkombasin e tij Blaise Matuidi për mundësinë e kthimit tek Zonja e Vjetër.
Akoma më të mundshëm këtë kalim e bën transferimi i Cristiano Ronaldo në Torino ditë më parë.