Lajmet e fundit
Mesfushori francez pritet që të mungojë në përballjen e skuadrës me kryeqytetasit.

Massimiliano Allegri ka thënë se Paul Pogba do të pushojë të mërkurën, në përballjen e skuadrës me Lazio.
Me Juventusin në luftë në tri fronte, Allegri pritet që të bëjë disa ndryshime në skuadër, për t’i pushuar disa futbollistë.
Ndryshimet do të thonë se Hernanes do të kthehet kundër ish skuadrës së tij.
“Të mërkurën skuadra do të jetë më e mira e mundshme”.
“Hernanes do të luajë në vend të Claudio Marchisio, ndërsa Paul Poga do të pushojë”.
“Skuadra nuk ka treguar shenja dobësie dhe të mërkurën do të luajmë si zakonisht”.