Lajmet e fundit
Shefi i United i ka thurur lavde mesfushorit pas paraqitjes në humbjen e Djajve nga Barcelona të martën

Jose Mourinho ka thënë se Paul Pogba është në të njëjtin nivel si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar, pas paraqitjes së tij në ndeshjen parasezonale ndaj Barcelona.
Skuadra e drejtuar nga portugezi mbylli turin parasezonal në Shtetet e Bashkuara me humbjen 1-0 nga Barcelona, por Pogba shkëlqeu.
Mourinho nuk ka vonuar ta lavdërojë mesfushorin francez për ndeshjen e zhvilluar ndaj gjigantit katalunas.
"Barcelona ka Messi dhe Neymar. Real Madrid ka Ronaldo, Modriq e Kroos. Një lojtar mund të luajë në vetëm një skuadër, ndaj ata u përkasin skuadrave respektive".
"Por Paul Pogba u tregoi të gjithëve që është në atë nivel. Me paraqitjen e tij ai e tregoi nivelin e lojës së tij".