Lajmet e fundit

Paul Pogbas nuk po i shkon për së mbari sezoni i tanishëm.
Edhe menaxheri Jose Mourinho thuhet se e ka humbur durimin me francezin.
Për këtë strategu portugez ka marrë vendim për ta shitur atë në verë në mënyrë që më pas të financohen blerjen e futbollistëve për të ndërtuar klubin, shkruan Mirror, përcjell Klan Kosova.
Shitja e mundshme e Pogbas, raportohet se do t’i hapte rrugë Mourinhos për t’i bindur Toni Kroos dhe Raphale Varanen nga Real Madrid dhe gjithashtu Marcko Verrati dhe Marquinhos nga PSG që të kalonin në Old Trafford.
E klubet të cilat mund ta blinin Pogban, llogariten të jenë, pikërisht Real Madrid dhe PSG.