Lajmet e fundit

Paul Pogba ka refuzuar ofertën e Manchester Cityt, sipas raportimeve të fundit.
Pogba u shfaq si një objektiv i transferimeve për skuadrën e Pep Guardiolës, me kontratën që i skadon në fund të sezonit.
Sipas The Athletic, francezi mori një propozim nga Man City, i cili ishte i prirur të nënshkruante me të këtë verë, transmeton Klankosova.tv.
Ai mendoi seriozisht për ofertën, por ka zgjedhur të refuzojë marrëveshjen e Man Cityt - në vend të kësaj duke favorizuar ofertat e klubeve tjera.
Real Madridi, Paris Saint-Germaini dhe Juventus besohet se janë pretendentët më të mëdhenj për të nënshkruar me francezin këtë verë.
https://twitter.com/David_Ornstein/status/1523559728709742592