Lajmet e fundit

Paris Saint Germain ka treguar interesim të nënshkruajë kontratë me mesfushorin, Paul Pogba, i cili ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Manchester United.
Përfaqësuesit e Pogba tashmë janë në bisedime mbi një marrëveshje të re në Old Trafford, shkruan Sky Sports, transmeton Klankosova.tv.
Agjenti i 28 vjeçarit, Mino Raiola, tregoi në dhjetor që mesfushori është i pakënaqur në United dhe ka nevojë për një ndryshim, duke e nxitur atë të largohet nga klubi në afatin kalimtar të verës.
Ndërsa muajin e kaluar ndërsa ishte me Francën në Euro 2020, Pogba tha se nuk kishte asnjë propozim konkret nga United.