Lajmet e fundit

Epoka e Paul Pogbas në Manchester United mund të përfundojë shumë shpejt.
Kjo pasi që francezi po mendon një rikthim në Juventus pasi që nuk është duke pasur momente të mira te Djajtë e Kuq, njofton Tuttosport, përcjell Klan Kosova.
Një gjë e tillë mund të ndodhë në janar të vitit të ardhshëm, por në formë huazimi pasi që torinezët nuk janë të gatshëm ta blejnë 25 vjeçarin.
Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që negociatat mes palëve të zgjasin deri verën e ardhsmë, pasi që Zonja e Vjetër nuk do ta ketë të lehtë të bindë Jose Mourinhon.
Pogba u rikthye në Manchester United në vitin 2016, pasi që u largua në drejtim të Juventus më 2012.