Lajmet e fundit

Mesfushori i Francës dhe Juventusit, Paul Pogba ka nisur bisedimet me Real Madridin për një transferim këtë verë.
Është agjenti i tij, Mino Raiola ai i cili për Marca.com ka konfirmuar nisjen e këtyre bisedimeve.
“Jemi në fazën e parë të bisedimeve. Paul admiron Real Madridin dhe Zinedine Zidanen dhe që kjo natyrisht do të jetë e rëndësishme për vendimin që ai do të marrë.”
“120 milionë, 140 milionë? Paul është lojtar i vlefshëm, dhe kushdo që do ta ketë atë në përbërje do të paguajë çfarëdo çmimi”, ka thënë Raiola, transmeton Klan Kosova.