19.08.2016 · përditësuar para 3634 dite1 min lexim
Ander Herrera ka thënë se Paul Pogba është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe është shprehur shumë i lumtur që mesfushori është kthyer përsëri në Manchester United, shkruan Goal, njofton Klan Kosova.
“Mendoj se ai është top-lojtar, ndoshta njëri nga pesë më të mirët në botë ndaj është shumë e rëndësishme që e kemi në ekip”, ka thënë Herrera për Televizionin e Manchester United.
“Ai është i mirë në fitimin e topit, gjuan mirë, driblon dhe është i mirë në mbrojtje, kjo i bije që ai i ka të gjitha. Jemi me fat që e kemi atë”.
“Kur mendojmë për lojtarët më të mirë në botë, ne themi se janë shumë të mirë në një fushë të caktuar, por Paul është i mirë në gjithçka dhe kështu ne do të kënaqemi duke luajtura së bashku”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.