Lajmet e fundit

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, dyshon që mesfushori Paul Pogba do të mungojë “disa javë” shkaku i një lëndimi në tejzën e gjurit.
Pogba u lëndua gjatë pjesës së parë në fitoren 3:0 të United ndaj Basel në ndeshjen e së martës në Ligën e Kampionëve.
“E di vetëm nga përvoja që është një lëndim muskulor”, tha Mou në konferencë për shtyp.
“Në eksperiencën time, lëndimet muskulore ju ndalojnë së luajturi për disa javë, mendoj”, shtoi ai.