Lajmet e fundit

Manchester United po fillon të besojë se Paul Pogba mund të kërkojë të largohet nga ky klub edhe nëse shkon trajneri, Jose Mourinho.
Ekzistonte besimi se në rast të ikjes së portugezit, problemi do të shkonte drejt zgjidhjes, sidoqoftë, interesimi i Barcelonës mund të vazhdojë ta tundë fituesin e Kupës së Botës.
Si rezultat i kësaj, Pogba nuk konsiderohet më si i paprekshëm, dhe një ofertë prej 140 milionë funtesh do të ishte e mjaftueshme që Djajtë e Kuq ta kapërdijnë.