Lajmet e fundit
Mesfushori francez mendon se barazimi 2-2 të martën mbrëma nuk mund të konsiderohet “fitore” për Juventusin, por që beson se ka ende lojë në Allianz Arena.

Paul Pogba beson se Juventusi do të luajë më mirë në ndeshjen e dytë ndaj Bayern Munich, në ndeshjen e dytë të 1/16 në Ligën e Kampionëve.
Skuadra kampione e Italisë u kthye nga deficiti prej dy golave në Torino, për të siguruar barazimin 2-2 dhe francezi beson se rezultati ishte pasqyrë e asaj që ndodhi në fushë.
“Gjëja më e rëndësishme në ndeshjen tjetër është që të mos pësojmë gola, të luajmë në sulm dhe të mos lejojmë gabime”.
“Ne besojmë se mund t’ia dalim. Mund ta bëjmë këtë gjë”.