Lajmet e fundit
Zonja e Vjetër mund ta kthejë në radhët e veta mesfushorin e talentuar francez, që me shumë gjasë do të largohet nga Old Trafford gjatë verës

Juventus është duke shqyrtuar mundësinë e një transferimi senzacional të mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba.
Pasi ka rënë dakord të mbetet në krye të pankinës të kampionit të Serie A, Massimiliano Allegri do një mesfushor klasi nën urdhrat e tij.
Dhe ai e sheh Pogba, që u largua nga Torino më 2016, si lojtarin ideal për këtë pozitë, ndërsa përcjell me kujdes edhe Sergej Milinkoviq-Saviq.