Lajmet e fundit
Fernando Lorente beson se lojtari i Juventusit, Paul Pogba mund të bëhet më i miri në botë.

Pogba ka qenë ne formën më të mirë prej se u transferua nga Manchester United në vitin 2012, kjo formë e lartë ka bërë që të gjithë trajnerët në Evropë dëshirojnë ta kenë atë në skuadrat e veta.
“Ai ka një të ardhme të ndritur përpara vetes. Ai është një lojtar që mund të bëjë atë çfarë ai dëshiron. Sipas mendimit tim ai mund të bëhet lojtari më i mirë në botë. “ ka thënë Llorente.
Ai ka thënë se tash për tash pa kurrfarë dyshimi lojtari më i mirë në botë është Lionel Messi, por edhe Neymar dhe Luis Suarez janë lojtar që kanë kualitete të mëdha.