Lajmet e fundit

Juventus ka bërë zyrtare se numrin 10 të fanellës në sezonin e ri në Serie A do ta bartë Paul Pogba.
Këtë numër në të kaluarën e kanë bartur legjendat, Michel Platini, Alessandro Del Piero dhe Roberto Baggio.
22 vjeçari do të debutojë nën fanellën me numrin e ri gjatë Supercoppa Italiana kësaj të shtunë, që Juventus e zhvillon kundër Lazio.
Ky njoftim është bërë zyrtar përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Twitter, transmeton Klan Kosova.