Lajmet e fundit

Paul Pogba ka marrë nofkën “Agjenti P” shkaku i rolit të tij në transferimin e Romelu Lukakus në Manchester United.
Francezi të njëjtën gjë duket se po e bën edhe me bashkëlojtarin e tij te kombëtarja e Francës, Thomas Lemar.
Pas fitores së kombëtares së tyre ndaj Holandës, Pogba postoi një fotografi të tij me Lemar më Instagram me mbishkrimin:
“I lumtur me rezultatin e djeshëm, duke punuar për cakun e radhës”.
Por Pogba këtij mbishkrimi ia kishte shtuar edhe hash-tagun #agentP e që ka bërë mediat dhe fansat që të aludojnë se ai po tenton ta sjellë edhe Lemar në United.