Lajmet e fundit
Francezi shënoi nga goditja e dënimit në ndeshjen e kupës dhe falënderoi ish-bashkëlojtarin e tij për ndihëm e dhënë.

Paul Pogba e ka falënderuar Andrea Pirlon për mësimet e dhëna në stilin e gjuajtjes nga ndërprerjet e dënimit.
Francezi shënoi një gol të bukur nga rreth 30 metra në fitoren ndaj rivalit të qytetit.
Për këtë ai ka falënderuar ish-bashkëlojtarin e tij, pasi golin ia ka referuar ndihmës së dhënë gjatë kohës së qëndrimit të italianit në Torino.
“Kam stërvitur për goditje dënimi. E falënderoj Andrea Pirlon për ndihmën e dhënë”.
“Ishte ndeshje e madhe dhe me punën që bëmë arritëm rezultatin që deshëm”.
“Tani jemi të fokusuar në ndeshjet e radhës”.