Lajmet e fundit
Paul Pogba thotë se është ëndërr të luash me Lionel Messin, por kjo nuk do të thotë se ai është i interesuar të largohet nga Torino.

Mesfushori i Juventus, Paul Pogba është shprehur se e ka ëndërr ta ketë bashkëlojtar yllin e Barcelonës, Lionel Messi.
Francezi është i lidhur me një largim nga Torino, ndërsa ndër skuadrat e përfolura si të interesuara për shërbimet e tij janë Barcelona e Real Madrid.
Por, Pogba ka shprehur hapur pëlqimin e tij për kampionët e Spanjës dhe kudnërshtarët e tij në Champions.
“Të luash me Messin është ëndërr”.
“Ai është më i miri i botës. Më pëlqen ta shoh Barcelonën tek luan, por edhe kur humbet. Ne e dimë që nuk jemi favoritë, por kjo është finale”.
“Do të japim gjithçka nga vetja. Nuk kemi çfarë humbasim, prandaj gjithçka mund të ndodhë”.
Por megjithë pëlqimin për katalanët, Pogba nuk konfirmoi dëshirën për largim nga Torino.
“Unë kurrë nuk kam thënë që finalja e Berlinit do të jetë ndeshja e fundit në fanelën e Juventus. Por, njereëzit janë të lirë të mendojnë çfarë të duan”.
Juventus e Barcelona takohen në finale të Champions League, të dilën në ora 20:45, në kryeqytetin gjerman.