Ylli francez, Paul Pogba, do të largohet nga skuadra Manchester United.
Njëkohësisht tre skuadra të mëdha evropiane janë të interesuara që t'i sigurojnë shërbimet e mesfushorit 27 vjeçar, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Djajtë e Kuq janë pajtuar me faktin se Pogba nuk do të nënshkruajë marrëveshje të re në Old Trafford dhe tani janë në kërkim të të hollave për mesfushorin e tyre - kontrata aktuale e të cilit do të jetë e vlefshme deri në 2022.
Tre gjigantët që janë të interesuar ta nënshkruajnë Pogban janë: Real Madrid, Juventus dhe Paris Saint-Germain.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.